Take a fresh look at your lifestyle.

Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar fjalimin e tij para deputetëve të Serbisë, duke theksuar se situata në Kosovë sipas tij është e papërshtatshme për Serbinë, në veçanti pas luftës në Ukrainë.

Ai theksoi se Serbia, tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Dua të bëjë diçka të qartë – Serbia tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe se do të luftojnë për interesa nacionale dhe shtetërore”, shtoi Vuçiq.

“Në politikë duhet t’ju ofrojmë njerëzve atë që është reale dhe çfarë është e mundur, e hapësira ku duhet të punojmë është e tillë, që mundësia për avancim janë të kufizuara”, tha ndër tjera presidenti serb.

Madje theksoi se Kuvendi i Serbisë është vendi i duhur dhe i vetëm, ku duhet diskutuar për Kosovën.

Një retorikë e tillë nga Vuçiq nuk është diçka e re, pasi vazhdimisht thekson se derisa është në krye të këtij vendi, Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. /Telegrafi/

Comments are closed.