vdekur | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Fri, 13 Jan 2023 14:59:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.1.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png vdekur | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Babai në Paris e gjen të vdekur vajzën 3-vjeçare brenda në rrobalarëse – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/babai-ne-paris-e-gjen-te-vdekur-vajzen-3-vjecare-brenda-ne-rrobalarese-lajmet-e-fundit/ Fri, 13 Jan 2023 14:59:19 +0000 https://kosovonow.com/?p=26027 Bota January 13, 2023 – 15:51 Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Paris, ku një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes, pasi u gjet në një rrobalarëse, sipas mediave të huaja. Ka qenë babai dhe një pjesëtar i familjes që gjetën […]

The post Babai në Paris e gjen të vdekur vajzën 3-vjeçare brenda në rrobalarëse – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Babai në Paris e gjen të vdekur vajzën 3-vjeçare brenda në rrobalarëse


Bota
January 13, 2023 – 15:51

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Paris, ku një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes, pasi u gjet në një rrobalarëse, sipas mediave të huaja.


Ka qenë babai dhe një pjesëtar i familjes që gjetën 3-vjeçaren rreth orës 22:30.


Fëmija ishte në gjendje kritike kur u shpëtua, por u deklarua e vdekur pak pas orës 23:30.


Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së saj. Sipas deklaratave të babait, 48 vjeç, dera e rrobalarëses ka qenë e mbyllur në momentin që ata zbuluan vendndodhjen e vajzës. /abcnews


The post Babai në Paris e gjen të vdekur vajzën 3-vjeçare brenda në rrobalarëse – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë https://kosovonow.com/pamje-nga-vendi-ku-u-gjet-e-vdekur-nje-grua-ne-prishtine/ Wed, 04 Jan 2023 14:29:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=25507 Image

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një viktimë grua e cila është gjetur e shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në […]

The post Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë first appeared on Kosovo Now.]]>
Image

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një viktimë grua e cila është gjetur e shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).

Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Policia.

The post Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë first appeared on Kosovo Now.]]>
Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/gjendet-nje-person-i-vdekur-ne-drenas-dyshohet-per-vetevrasje-lajmet-e-fundit/ Mon, 02 Jan 2023 04:21:18 +0000 https://kosovonow.com/?p=25359 Foto: Ilustrim / Zëri Një person është gjetur i vdekur në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se për këtë rast Policia ka marrë informacion rreth orës 18:30, ku pas daljes […]

The post Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasjeFoto: Ilustrim / Zëri




Një person është gjetur i vdekur në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se për këtë rast Policia ka marrë informacion rreth orës 18:30, ku pas daljes në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore nga këta të fundit është konstatuar vdekja e tij.


“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Poklek i ri të komunës së Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë ajo.


Tutje ajo ka thënë se institucionet janë duke i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për rastin.


“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti.


The post Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rrëzohet aeroplani në Kaliforni, dy të vdekur [video] – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rrezohet-aeroplani-ne-kaliforni-dy-te-vdekur-video-lajmet-e-fundit/ Sat, 24 Dec 2022 09:07:43 +0000 https://kosovonow.com/?p=24868 Bota December 24, 2022 – 09:51 Një avion privat Cessna 150 është rrëzuar në një plazh në Kaliforni duke shkaktuar 2 viktima. Bëhet fjalë për  ish-kryebashkiakun e Santa Monica, Rex Minter dhe pilotin. Aksidenti ndodhi vonë të enjten pasdite (me orën lokale) në plazhin Santa […]

The post Rrëzohet aeroplani në Kaliforni, dy të vdekur [video] – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rrëzohet aeroplani në Kaliforni, dy të vdekur


Bota
December 24, 2022 – 09:51

Një avion privat Cessna 150 është rrëzuar në një plazh në Kaliforni duke shkaktuar 2 viktima. Bëhet fjalë për  ish-kryebashkiakun e Santa Monica, Rex Minter dhe pilotin.


Aksidenti ndodhi vonë të enjten pasdite (me orën lokale) në plazhin Santa Monica, ku në atë moment ndodheshin disa vizitorë. Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) tha se piloti raportoi për probleme në motro pas ngritjes nga aeroporti Santa Monica.


Plazhi Santa Monica është një atraksion turistik, me 9 milionë vizitorë çdo vit. /abcnews



Video of that plane crash in Santa Monica pic.twitter.com/PSUn15b304


— Downtown LA Scanner (@DowntownLAScan) December 23, 2022

The post Rrëzohet aeroplani në Kaliforni, dy të vdekur [video] – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/disa-te-vdekur-dhe-te-tjere-te-plagosur-pas-te-shtenave-me-arme-ne-nje-supermarket-ne-virxhinia-shba-lajmet-e-fundit/ Wed, 23 Nov 2022 07:39:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=23216 Bota November 23, 2022 – 08:29 Një person i armatosur ka vrarë disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia. Siç raportojnë mediat e huaja, një burrë që besohet të jetë menaxheri […]

The post Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA


Bota
November 23, 2022 – 08:29

Një person i armatosur ka vrarë disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.


Siç raportojnë mediat e huaja, një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit hapi zjarr, më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani ka vdekur.


Qyteti i Chesapeake shkroi në Twitter: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.


Ka pak detaje, por një oficer policie foli për 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur.


Deri më tani nuk dihet motivi i sulmit, përcjell Telegrafi.


Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas tha se ajo ishte “absolutisht e prekur” nga ato që ajo i përshkroi si “të shtënat masive të fundit në Amerikë”.


Ajo shtoi në Twitter: “Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”.



ë#BREAKING: A Walmart manager has shot multiple employees ë

ë#Chesapeake l #VA ë

Police are to responding to multiple fatalities and injuries inside a Walmart superstore in VA with officials saying the Manager at Walmart Started to open fire shooting Multiple employees inside pic.twitter.com/JgnCleOvz3


— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 23, 2022


BREAKING: Virginia police confirm a shooting with fatalities at a Walmart store in Chesapeake. The shooter is dead. https://t.co/btBaRS6zwV


— The Associated Press (@AP) November 23, 2022

The post Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
“Sulm terrorist” në Bruksel, mbetet i vdekur një polic – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/sulm-terrorist-ne-bruksel-mbetet-i-vdekur-nje-polic-lajmet-e-fundit/ Thu, 10 Nov 2022 23:57:41 +0000 https://kosovonow.com/?p=22606 Bota November 10, 2022 – 23:51 Një oficer policie ka mbetur i vdekur pasi u ther me thikë nga një sulm terrorist afër stacionit të trenit në Bruksel. Zyra e Prokurorit të Belgjikës ka thënë se dy oficerë policorë kanë qenë të targetuarit në këtë […]

The post “Sulm terrorist” në Bruksel, mbetet i vdekur një polic – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


“Sulm terrorist” në Bruksel, mbetet i vdekur një polic


Bota
November 10, 2022 – 23:51

Një oficer policie ka mbetur i vdekur pasi u ther me thikë nga një sulm terrorist afër stacionit të trenit në Bruksel.


Zyra e Prokurorit të Belgjikës ka thënë se dy oficerë policorë kanë qenë të targetuarit në këtë incident, raporton Sky Neës, transmeton Zeri.info.


Një zyrtarë gjyqësor i ka thënë “AP”-së se ky sulm po dyshohet të jetë terrorist.


Policia belge bëri të ditur se sulmuesi u qëllua pasi goditi me thikë zyrtarin policor, ai më pas është dërguar në spital.


Sipas mediave belge, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente aktin, që do të thotë “Zoti është i madh”.


Gazeta “Le Soir” ka raportuar se polici i vdekur u ther me thikë në qafë dhe vdiq në spital.


Një dëshmitar i cili dëshiroi të mbetej anonim, ka thënë se ai ka dëgjuar pesë ose gjashtë të shtëna armësh, përcjell Zeri.info.


“Dola nga vetura dhe e pashë një burrë të shtrirë në tokë, ai ishte gjysmë i vdekur, por mund ta shihja se lëvizte nga pak. U mundova të shkoja më afër, por policët më thanë të largohem”, tha ky dëshmitar.


Ai ndër të tjera shtoi se “Ishte një skenë vërtetë e frikshme, unë isha i frikësuar nga gjithë ai gjak dhe nga ai njeri që ishte i shtrirë”


Kryeministri belg, Alexander De Croo u ka shprehur nguëllime familjes dhe miqëve të policit të vdekur.


“Zyrtarët tanë policorë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të siguruar qytetarët tanë.Tragjedia e sotme e dëshmon këtë përsëri”, tha Croo. /Zëri


The post “Sulm terrorist” në Bruksel, mbetet i vdekur një polic – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
OBSH: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/obsh-ne-vitin-2022-ne-evrope-kane-vdekur-15-mije-njerez-nga-i-nxehti-lajmet-e-fundit/ Tue, 08 Nov 2022 05:35:38 +0000 https://kosovonow.com/?p=22459 Bota November 07, 2022 – 23:14 Të paktën 15 000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022, ka bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4 […]

The post OBSH: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


OBSH: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti


Bota
November 07, 2022 – 23:14

Të paktën 15 000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022, ka bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4 500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4 000 në Spanjë, mbi 3 200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.


Numri pritet të rritet, pasi disa vende kanë raportuar vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht verën e kaluar, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge./abcnews


The post OBSH: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/nje-i-vdekur-nga-vetaksidenti-ne-autostraden-arben-xhaferi-lajmet-e-fundit/ Fri, 04 Nov 2022 17:01:47 +0000 https://kosovonow.com/?p=22283 Një person ka mbetur i vdekur pas një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” pasditën e sotme. Këtë lajm e konfirmoi për “Zëri”, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Krasniqi ka thënë se në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë, kurse vdekja […]

The post Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”




Një person ka mbetur i vdekur pas një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” pasditën e sotme.


Këtë lajm e konfirmoi për “Zëri”, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.


Krasniqi ka thënë se në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë, kurse vdekja e viktimës është konfirmuar në vend të ngjarjes


“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë).Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, u shpreh ai. /Zëri


The post Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
20 të vdekur dhe 14 të plagosur në një aksident me autobus në Kolumbi – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/20-te-vdekur-dhe-14-te-plagosur-ne-nje-aksident-me-autobus-ne-kolumbi-lajmet-e-fundit/ Sun, 16 Oct 2022 07:34:08 +0000 https://kosovonow.com/?p=21322 Bota October 16, 2022 – 09:25 Të paktën 20 persona kanë vdekur, kurse 14 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një autobus është rrotulluar në një rrugë në Kolombi. Sipas autoriteteve, ky aksident u shkaktua nga disa probleme mekanike, raporton The Guardian, transmeton Zeri.info. […]

The post 20 të vdekur dhe 14 të plagosur në një aksident me autobus në Kolumbi – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


20 të vdekur dhe 14 të plagosur në një aksident me autobus në Kolumbi


Bota
October 16, 2022 – 09:25

Të paktën 20 persona kanë vdekur, kurse 14 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një autobus është rrotulluar në një rrugë në Kolombi.


Sipas autoriteteve, ky aksident u shkaktua nga disa probleme mekanike, raporton The Guardian, transmeton Zeri.info.


Në mesin e të lënduarve janë edhe një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar, sipas mediave lokale.


Kapiteni në departamentin e trafikut, Albertland Agudelo ka konfirmuar se 20 persona kanë vdekur, teksa shtoi se ka dyshime se ky autobus ka pasur probleme me frenimin.


Por sipas mediave lokale u raportua se shoferi ka humbur kontrollin pasi erdhi në një zonë me mjegull. /Zëri


The post 20 të vdekur dhe 14 të plagosur në një aksident me autobus në Kolumbi – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
14 të vdekur dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një minierë të Turqisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/14-te-vdekur-dhe-21-te-plagosur-nga-shperthimi-ne-nje-miniere-te-turqise-lajmet-e-fundit/ Sat, 15 Oct 2022 04:23:22 +0000 https://kosovonow.com/?p=21277 Bota October 14, 2022 – 23:18 Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Turqinë Veriore ka shkuar në 14, ndërsa 21 kanë mbetur të plagosur. Informacioni i parë fliste për rreth 50 të bllokuar në thellësi të madhe. Llogaritja fillestare ishte […]

The post 14 të vdekur dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një minierë të Turqisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


14 të vdekur dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një minierë të Turqisë


Bota
October 14, 2022 – 23:18

Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Turqinë Veriore ka shkuar në 14, ndërsa 21 kanë mbetur të plagosur.


Informacioni i parë fliste për rreth 50 të bllokuar në thellësi të madhe.


Llogaritja fillestare ishte se 14 punëtorë u shpëtuan pas incidentit. Në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 87 punëtorë.Në pamjet e transmetuara nga kanalet televizive turke, të afërmit e minatorëve shikojnë përpjekjet e shpëtimtarëve. Disa punëtorë u nxorën dhe u dërguan me barela në ambulanca. Sipas guvernatorit të provincës, tetë arritën të dilnin vetë nga galeritë. /abcnews.al


The post 14 të vdekur dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një minierë të Turqisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>