Take a fresh look at your lifestyle.

Unioni i Sindikatave Europiane të Arsimit i kërkon Kurtit takim – Lajmet e fundit



Unioni i Sindikatave Europiane të Arsimit i kërkon Kurtit takim




Për shkak të situatës së krijuar në sektorin e Arsimit, në Kosovë pritet të vijë për vizitë, Sussan Flocky, drejtoreshë e Unionit të Sindikatave Europiane të Arsimit.


Kjo pas një kërkese që ajo i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të ndërmjetësojë për realizimin e kërkesave të BSPK-së.


Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës Ymer Ymeri, i cili tha se ajo veçse është në pritje të përgjigjies së kryeministrit kosovar.


”Ka bërë kërkesë për takim. Është në pritje të përgjigjies nga kryeministri. Ne jemi anëtarë në Unionin e Sindikatave Europiane të Arsimit, dhe vjen si zyrtare për t’u interesuar me i realizu kërkesat”, është shprehur Ymeri.


Ndërkaq kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli, tha për klankosova.tv se pret nga Qeveria e Kosovës që të lëviz nga qëndrimet e saj për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalur nga greva.


”Presim që qeveria të reflektojë dhe të ulet me neve për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat tona të cilat janë të realizueshme”, tha Hykolli.


Kjo kur u pyet nga klankosova.tv, pas zhvillimeve që pasuan nga qëndrimi i Avokatit të Popullit, bashkë me thirrjen e ministres Arbërie Nagavci, që mësimdhënësit t’iu kthehen shkollave.


Megjithatë Hykolli theksoi se pret që gjatë javës të ketë takim mes Këshillit Grevist të BSPK-së dhe Qeverisë.


”Ne po presim për një takim. Dje për shembull ka pasur sinjale nga qeveria se janë të gatshëm të takohen gjatë ditës së djeshme. Nuk e di ende s’kemi marrë ndonjë ftesë për takim nga qeveria javën e ardhshme. Po presim”, theksoi Hykolli.


Comments are closed.