Take a fresh look at your lifestyle.

Vuçiq: Jemi duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin – Lajmet e fundit



Vuçiq: Jemi duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin




Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se janë duke folur “me të gjithë” dhe janë duke “bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, për të gjetur një zgjidhje kompromisi.


Kështu deklaroi ai më 27 dhjetor, pas takimit me Patriarkun Porfirije.


Vuçiq nuk foli për arsyet e ngritjes së gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë, vendim të cilin e mori dje.


Presidenti serb pyeti se “kënd e shqetësojnë barrikadat në veri të Kosovës, kur askush nuk kalon nëpër ato rrugë, përveç serbëve, të cilët i përkrahin barrikadat si formë proteste dhe luftojnë për të drejtat dhe jetën e tyre”.


“Pse dikush në mënyrë histerike insiston në heqjen e barrikadave, sepse është e nevojshme që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës, sepse vetëm kështu e shohin zgjidhjen e problemit, si shqiptarët në Prishtinë ashtu edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, tha ai. /rel


Comments are closed.