Take a fresh look at your lifestyle.

32-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, Osmani: Me të filloi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Kosovës – Lajmet e fundit



32-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, Osmani: Me të filloi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Kosovës




Presidentja e vendit Vjosa Osmani në 32-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo kushtetutë shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës.


Sipas Osmanit, me të nis krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës të Kosovës ku janë fortifikuar edhe përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur, raporton Zeri.info.


“Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur”.


“Ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Përjetësisht mirënjohës për këtë akt historik!”, ka shkruar Osmani .


Comments are closed.