Fjolla Morina di në çdo moment se si të marr vëmendjen e të gjithëve!
Mjafton që ajo të bëjë një postim në rrjetet e saj sociale dhe menjëherë flitet për të.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shfaqet me një veshje ekstravagante, e kuruar në çdo detaj dhe mjaft provokuese.
Këngëtarja nga Kosova është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj, mirëpo pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fisnik Syla, Fjolla ka ardhur edhe më joshëse.

Së fundmi ajo ka pozuar para pasqyrës, ku duket shumë e zjarrt.
Morina mban veshur një fustan të shkurtër të zi, ku vëmendjen kryesore e merr dekolteja.

Ndërkohë kujtojmë se Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh.
Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’.
Shiko foton:

Comments are closed.