Take a fresh look at your lifestyle.

I kam kontrollu të psikologu, kanë dalë mirë

Një reality show i nisur këto ditë në “First Chanel” ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Janë skenat e dhunës që quan në reagime të shumta.

Madje KPM ka vendosur që t’i ndalet transmetimi televiziv “It’s My Home”.

Ndërsa drejtori i “First Chanel” ka zbuluar se banorët e kësaj shtëpie janë kontrulluar nga psikologët dhe se sipas tij kanë dal mirë.

“Reality shoë ata që i ke përzgjedhur ti përmes një procesi të hapur, duhet ta pranosh që ka pasur mangësi të theksume, ai psikologu e sociologu yt.

Kodi etik që është i përpiluar, se edhe ai reality shoë tjetër ka lak uriqësi.

Kur e keni ditur këtë, a e keni ditë që mund të shkaktoj këso lloj reagimesh shoqërore sikur rasti i komuniteteve”, i tha Gashi – Malokut në Politiko.

Ndryshe pas ndalimit KPM ka dalur sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.

“Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality shoë” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se në qoftë se “Its my home” nuk do t’i bindet KPM-së do këtë masa të tjera sanksionuese.

Valon Maloku, drejtori i First Channel, e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në programin “It’s my Home”.

Maloku në vend së të flasë për aktin e dhunës, ka dhënë këtë deklaratë skandaloze mbi numrat e shikueshmërisë së programit, duke e quajtur “sukses”.

Ndryshe, dje pas aktit të dhunës Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit “First Channel”.

Comments are closed.