Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti thotë se me Ramën s’foli për “Open Balkan”, por për Procesin e Berlinit – Lajmet e fundit



Kurti thotë se me Ramën s’foli për “Open Balkan”, por për Procesin e Berlinit




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nisma rajonale “Open Balkan” nuk ka qenë pjesë e diskutimeve që pati të martën, në një drekë pune, me homologun shqiptar në Tiranë, Edi Ramën. Procesi i Berlinit po.


Kurti tha se në gjashtë pikat e prezantuara nga ai në tavolinën e bisedimeve, më 18 gusht, po bazohen edhe dy këshilltarët gjermano-francezë, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, për propozimet e tyre.


Shefi i qeverisë kosovare nuk tregoi nëse mori ndonjë ftesë për takim të ri me Aleksandar Vuçiqin.


E nëse një i tillë ndodh mbetet mistër nëse në të do të diskutohet tema e të uniformuarve serbë që dolën në terren natën e 31 korrikut, kur u bllokuan dy rrugët që çojnë në Bërnjak e Jarinje, si kundërshtim ndaj reciprocitetit me dokumente.


Një gjë të tillë e konfirmoi në Prishtinë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, por vetëm pasi këtë e bëri Vuçiqi një ditë në parë në Beograd.


Për këtë ndodhi të mbrëmjes së fundidt të korrikut u tha të jenë njoftuar edhe aleatë ndërkombëtarë. /klakosova


Comments are closed.