Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 12 dhjetor

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim takim mbi konfirmimin për leximin e dytë të Projektligjit për Vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Në Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK mban tryezë me temën “Pse pas 8 vjetësh nga miratimi i ligjit nuk kemi sigurime shëndetësore?!”  (Hotel “Prishtina”, Prishtinë,  ora 10:00)  

Mblidhet Këshilli për parandalimin e dhunës dhe dukurive tjera negative në sport. (Ora 10:00)

Zyra e Komisionarit për Gjuhët (ZKGJ), në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), mbajnë edicionin e katërt të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve për “Praktikat më të mira për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00)

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.  (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 11:00)

Friedrich Ebert Stiftung (FES) paraqet rezultatet e sondazhit kombëtar “Gratë në Kosovë-çfarë mendojnë, dëshirojnë dhe bëjnë”. (Kino Armata Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet ekspozita “Kthim artistët që duhen parë në 2022”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, pra 18:00)

Hapet Festivali Ndërkombëtar i Posterit Prishtina 2022. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

Comments are closed.