Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 16 shtator

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë,  do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së. (Ora 10:00)

Zyra e BE në Kosovë organizon aktivitet për pastrimin e Liqenit të Badovcit (Liqeni i Badovcit, ora 10:00)

EC Ma Ndryshe publikon “Platformën digjitale e Qendrës Historike të Prizrenit”. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, ish rektorati i UPZ, ora 10:00)

Nis fillimi i punimeve në ndërtimin e çerdhes në fshatin Rufc i Ri të Komunës së Lipjanit. (SH.F.M.U “Migjeni”, ora 10:00)

Nis fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. (SH.L.M “Shaqir Hoxha”, ora 11:00)

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren mban akademi përkujtimore me rastin e vdekjes së Prof. Dr.  Yll Zajmi dhe Prof. Dr. Vedat Kiseri. (Amfiteatri i madh në Kampusin e Universiteti, ora 11:30)

Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga i fejuari i saj kreu vetëvrasje, organizohet protestë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë. (Ora 12:00)

Comments are closed.